U rrahën për një varr, arrestohen tre persona në Deçan

Tre persona janë arrestuar në Deçan të dielën, pasi janë rrahur mes vete për një varr të dëmtuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se varreza është dëmtuar nga njëri prej të dyshuarve, e ky më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njoftoi se rasti është iniciuar si “dëmtim i varrezave – sulm”.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor./21Media

Back to top button