U rrahen për parking, arrestohen 4 persona në Mitrovicë

1 min read

Pas një rrahje mes vete katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Sipas Policisë deri te rrahja ka ardhur një mosmarrëveshje e më hershme rreth një parkingu, ku kishin sulmuar dy persona me mjete të forta- shufra te cilëve ju kishin shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu kishin dëmtuar edhe automjetin e viktimës.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, të cilët pas marrjes se tretmanit janë liruar.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./21Media