U rrëzua helikopteri i shpëtimit, vdiqën katër persona

Helikopteri ishte në një mision shpëtimi

Një helikopter shpëtimi u rrëzua në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga i cili mbetën të vdekur katër anëtarët të ekuipazhit. Avioni doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua duke shpërthyer në flakë.

Helikopteri, që i përkiste Qendrës Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Emirateve të Bashkuara Arabe u rrëzua sot në afërsi të malit më të lartë të vendit, Jebel Jais.

Pamjet dramatike të aksidentit u bënë virale në mediat sociale. Në video shihet helikopteri me ngjyrë të kuqe dhe bardhë duke rënë në tokë.

Mjeti i fluturimit u rrëzua në terren të ashpër, duke shpëthyer menjëherë në flakë. Katër anëtarë të ekupiazhit, dy pilotë, një lundrues dhe një mjek, u konfirmuan të vdekur.

Mjeku raportohet se ishte shtetas i huaj, ndërsa tre të tjerët ishin shtetas të EBA-së.

Helikopteri ishte në një mision shpëtimi për të transportuar një njeri të plagosur nga mali, por u rrëzua para se ta merrte.

Ndërsa, shkaku i saktë i incidentit ende nuk është përcaktuar, raporton Oranews.

Back to top button