U shënua vdekja e parë nga Omicron

Vdekja e parë si pasojë e infektimit me llojin e ri të Covid-19, Omicron u shënua sot në Korenë e Jugut.
Agjencia Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se pacienti i vdekur ishte në moshën 90-vjeçare, si dhe se ai jetonte në një shtëpi pleqsh, raporton AP.
Një deklaratë nga agjencia shtoi se personi mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 në tetor.
Gjithsej, 21 persona rezultuan pozitivë për koronavirus në shtëpinë e të moshuarve dhe në tre prej tyre u konfirmua varianti i ri, Omicron.
Koreja Jugore ka konfirmuar deri më tani 1.318 raste me Omicron dhe ekspertët e shëndetësisë pohojnë se ky variant mund të zëvendësojë Deltën dhe do të bëhet dominues në vend.

Back to top button