U shkrumbuan mijëra hektarë me pyje në Shqipëri

 

Pas evidentimi të vatrave të reja të zjarrit në disa qarqe të Shqipërisë që kanë shkrumbuar qindra hektarë pyje, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka bërë një deklaratë për media. Sipas Çakos, vetëm në muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri.

“Nga muaji janar deri në korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri. Në total në të gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.”, ka bërë të ditur ai.

Çako ka sqaruar se shumica e zjarreve janë të qellimshme.

“Shkaqet e rënies së zjarreve natyrisht janë temperaturat e larta por nuk ka munguar neglizhenca, pakujdesia e banorëve të zonës dhe në shumë raste ka qene zjarrvënie e qëllimshme, për të cilët policia e shtetit po heton dhe gjej rastin ta inkurajoj për intensifikimin e punës për gjetjen dhe kapjen e autorëve të vënies së zjarreve.”, ka shtuar ai.

Bashkitë, të cilat kërkojnë menjehere ndërhyrjen e Forcave të Armatosura pa i ezauruar kapacitetet e tyre do të ndeshkohen.

Këtë të hënë janë raportuar zjarre në Seman të Fierit, në Nikël të Krujës, ne malin e Shëngjinit, Torovicës, Kakarriqi, në Katundin e vjetër në Mirditë si dhhe në zonën malore të fshatit Zhulat në Gjirokastër./vizionplus

Back to top button