U shpall më i miri në botë, Kuka: O sa mirë me qenë shqiptar…
Driton Kuka pasi u zgjedh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos, ka thënë se janë votuar nga e gjithë bota, por populli shqiptarë ishte me ne më shumë se të gjithë.
“IJF na nominoj! Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021! U votuam nga mbarë Bota por … Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!. Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë”, ka thënë Kuka.
Ai tutje ka thënë se sonte do të donte të falënderonte me qindra njerëz për ardhjen e tyre në këto nivele.
“Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen! Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin! Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje! Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada. Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne! Dhe në fund … O sa mirë me qenë Shqiptar …”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) sonte ka bërë ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (Judo Awards 2021).
Fillimisht Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, ndërsa pas tij edhe Distria Krasniqi fitoi shumicën e votave në garën për xhudisten më të mirë në botë./21Media