U shpërtheu bombola në banesë, vdiq 34-vjeçari

Ka ndërruar jetë në repartin e djegieve në QSUT, Tiranë, djali, i cili së bashku më të atin dhe kunatin mbetën të plagosur të shtunën nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë.
T. K, 34-vjeç, mësohet se ka patur 75% të trupit të djegur dhe s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Ai vdiq në orën 14:30 të kësaj të hëne, 19 dhjetor.
Ndërkohë burime nga spitali bëjnë me dije se babai i viktimës R.K është në gjendje stabile, ndërsa kunati i këtij të fundit  A.K në gjendje shumë të rënduar me edema post-djegie.
Ngjarja ka ndodhur më 17 dhjetor, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç.
Dyshohet se ka patur rrjedhje gazi dhe nga ndezja e një cigareje ka shpërthyer bombola.
Për pasojë morën djegie trupore shtetasit R. K, djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe kunati i R.K, A. M., 40 vjeç.

Back to top button