Ngjarjet e ditës: 20 dhjetor 2022

09:00
Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me plani veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
09:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takim me drejtorët e Komunës. (Shtëpinë e Bardhë)
09:30
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. I ftuar Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën e diskutimit “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar është u d. drejtori i Thesarit, Nysret Koca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Fakulteti i Edukimit bën promovimin e Fjalorit Enciklopedik të Edukimit të autorit Hajrullah Koliqi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
10:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, AKRK, ARKEP, ARRU, KPMM dhe ZRRE). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
10:30
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i KPK-së)
11:00
CHwB Kosova dhe HANDIKOS mbajnë ceremoninë hapëse të projektit “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)
11:30
Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës)
12:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
14:00
Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, viziton komunën e Vushtrrisë. (Objekti i Komunës)
16:00
Komuna e Vushtrrisë bën promovimin e Platformës së Diasporës. Merr pjesë kryetari Ferit Idrizi. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)
18:00
Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizon konferencën vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Back to top button