Këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani sot ka reaguar ndaj disa lajmeve se kinse ajo ka thënë se sivjet do të këndojë në dasma vetëm për 9 mijë euro. Artistja përmes një shkrimi ka theksuar se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta, shkruan rtv21.tv

“Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare. Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.”, ka shkruar artistja në facebook.

Ajo ka falënderuar mediat që s’kanë rënë pre e lajmeve të tilla dhe ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat që shpifjet ndaj saj të ndalen.

Këngëtarja ka treguar se ka angazhuar një zyrë të avokatëve, të cilët siç ka shkruar ajo “tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua’.

Remzie Osmani është këngëtare e njohur nga Suhareka, muzika e së cilës dëgjohet kudo ku ka shqiptarë. Ajo është ndër emrat më të kërkuar për dasma dhe ahengje të ndryshme familjare./21Media