U tha se vdiq nga epilepsia, por autopsia thotë diçka tjetër

Një burrë më 22 korrik të këtij viti kishte ndërruar jetë në Leposaviq. Sipas deklaratave të familjarëve viktima kishte qenë i sëmurë nga epilepsia, por tani raporti i autopsisë thotë se viktima ishte sulmuar.
“Me datën 22.07.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Bazuar në deklarimet e familjarëve të tij, i njëjti ka qenë i sëmur nga epilepsia. Me datën 12.10.2021 në stacion policor ka ardhur vajza e viktimës e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”./21Media

Back to top button