Hill është i zgjedhuri i Bidenit për ambasador të SHBA-së në Serbi

Presidenti Joe Biden të enjten emëroi për ambasador në Serbi diplomatin amerikan, Christopher Hill.
Hill u tërhoq nga shërbimi i jashtëm në vitin 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak.
Gjatë karrierës së tij, ai ndihmoi në negocimin e një zgjidhjeje paqeje në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës në Bosnje dhe ishte kreu i delegacionit amerikan në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende që synonin të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë nga programi bërthamor.
Hill ishte ambasador amerikan në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut si dhe i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W Bush, transmeton rtv21.tv.
Hill aktualisht është profesor ndihmës në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019./21Media

Back to top button