U vetaksidentuan me traktor, humbin jetën 2 persona

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor mbrëmë në Novobërdë.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit”, ka thënë Policia përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button