Ndalohet një person në Komoran, në furgonin e tij u gjetën 16 sirianë

Policia ka ndaluar një person në Komoran, në furgonin e tij janë gjetur 16 migrantë sirianë.

Të njëjtit i janë sekuestruar para, dy telefona si dhe furgoni.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin me targa vendore, ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve./21Media

Back to top button