U18: Fitoret e dyta për Gjeorgjinë dhe Bullgarinë

Dita e tretë e garave në IHF Trophy për zonën evropiane solli dy rezultate të thella në grupmoshën U18.
Gjeorgjia dhe Bullgaria kanë shënuar fitoret e dyta në kampionatin që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Të enjten, Gjeorgjia fitoi bindshëm ndaj Britanisë së Madhe, ku rezultati në fund të takimit ishte 37:25. Fitore edhe më të thellë shënoi Bullgaria. Të rinjtë e Bullgarisë fituan 42:13 ndaj Shqipërisë.
Të premten në grupmoshën U18 janë ndeshjet Gjeorgjia – Shqipëria (12:00) dhe Britania e Madhe – Kosova (14:00)./21Media

Back to top button