U21/Liria i kthehet fitores, mposht Dritën

 

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Dritës dhe Lirisë, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Superligës së Kosovës në grupmoshat U21.

Skuadra e Lirisë i është kthyer fitores në Superligën U21, ku e ka mposhtur si mysafire Dritën.

Fitoren prizrenasve ia siguruan golat nga Susuri dhe Bajrami.

Me pikët e reja, Liria ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vendin e dytë në tabelë, krahas Dritës që tani zë vendin e tretë me 17 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Lirisë U21.

Back to top button