​Varhelyi: Rruga evropiane për Kosovën vjen përmes një dialogu të suksesshëm me Serbinë

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka theksuar sot se rruga evropiane për Kosovën, vjen përmes një dialogu të suksesshëm në raport me Serbinë.

Gjatë adresimit të sotëm që pati rreth planit të ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, Varhelyi tha se Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet për ta bërë dialogun e suksesshëm.

“Mendoj se është gjithashtu shumë e rëndësishme të shihet se, po, ka një kërkesë për anëtarësim të paraqitur nga Kosova. Është në Këshill dhe Këshilli ende nuk i ka kërkuar Komisionit të japë një mendim për të. Ne jemi të gatshëm të japim mendimin. Nuk është detyra ime të interpretoj qëndrimin e Këshillit apo të shteteve anëtare, por ne mendojmë se, dhe këtë mund ta lexoni edhe në raportin tonë, për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm, kështu që ata duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun të suksesshëm”, tha ai.

Back to top button