Udhëheqësit e BE-së: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm

Këshilli Evropian, i cili mbledh së bashku liderët e BE-së, ka thënë se “ne refuzojmë dhe dënojmë pa mëdyshje” aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Në orën e fundit, Putin ka organizuar një ceremoni nënshkrimi dhe ka mbajtur një fjalim duke festuar pushtimin e katër rajoneve në Ukrainë – duke përfshirë pjesët e kontrolluara nga Rusia Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, transmeton rtv21.tv.
Këshilli Evropian tha se Rusia kishte shkelur “në mënyrë të hapur” “të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi”.
“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm”.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se aneksim nuk do të ndryshonte asgjë dhe të gjitha territoret “të pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase”./21Media

Back to top button