Profesionistët shëndetësorë nga diaspora lirohen nga pajisja me Leje Pune Afatshkurtër

Profesionistët shëndetësor r të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës janë liruar nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër për t’u angazhuar përkohësisht në institucionet shëndetësore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky vendim pritet të jetë nisje e një stadi reformues të shëndetësisë.
“Duke marrë në konsideratë rëndësinë e sjelljes së kapitalit njerëzor nga mërgata kërkoj miratimin e këtij propozim vendimi”, tha Sveçla.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e konsideroi këtë si epokë e re e bashkëpunimi me mërgatën.
“Përmes këtij udhëzimi administrativ do të lehtësohen procedurat për profesionistëve nga mërgata. Bashkatdhetarët tanë kohëzgjatja e licencës së tyre do të jetë 5-vjeçare”, tha Latifi./21Media

Back to top button