Udhëheqësit e G7-ës kërkojnë nga Rusia kalimin e lirë të ushqimit

Udhëheqësit e G7-ës i kanë thënë Rusisë se duhet të lejojë kalimin e ushqimit nga Ukraina.
“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht Rusisë që të ndalojë, pa kushte, sulmet e saj në infrastrukturën bujqësore dhe të transportit dhe të mundësojë kalimin e lirë të anijeve bujqësore nga portet ukrainase në Detin e Zi”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët, transmeton rtv21.tv.
Ata shprehën gjithashtu “shqetësim serioz” mbi planet e Rusisë për të ofruar raketa të afta për të bartur koka bërthamore në Bjellorusi në muajt e ardhshëm.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sillet me përgjegjësi dhe të përmbahet”, thanë ata.
G7 është një organizatë e shtatë kombeve më të pasura në botë – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Ekonomitë e tyre të ashtuquajtura “të avancuara” dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.
Midis tyre, vendet e G7-ës kanë goditur tashmë Rusinë me paketën më të madhe të sanksioneve të vendosura ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe./21Media  

Back to top button