Udhëtimi pa viza, mbi 500 fluturime gjatë shkurtit

Po bëhen dy muaj që kur Kosova fitoi të drejtën për lëvizje të lirë në zonën shengen dhe një numër i madh i qytetarëve vlerësohet të kenë dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dërguar për RTV21 shihet se nga 1 shkurti deri më datën 20 kanë udhëtuar 181.556 qytetarë, teksa bëhet e ditur se janë realizuar 545 fluturime.

Në krahasim me të dhënat e muajit janar ku ishin 287.334 udhëtarë që udhëtuan përmes linjave ajrore, shihet një ulje e numrit të udhëtarëve në muajin shkurt./21Media

Back to top button