UEFA zbulon çmimet e biletave për ndeshjen Roma-Feynoord

Sot UEFA ka njoftuar se është hapur procesi i shitjes së biletave për ndeshjen finale të UEFA Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feynoordit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më datë 25 maj 2022.
Bëhet fjalë për biletat që janë në shitje për publikun e përgjithshëm dhe që janë nxjerrë sot në shitje nga UEFA.
“Në orën 12:00 në faqen e UEFA-s është hapur shitja falas e biletave për ndeshjen Roma-Feyenoord, finalja e Ligës së Konferencës. Do të jenë vetëm 8500 bileta në dispozicion duke pasur parasysh kapacitetin e reduktuar të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Këto janë çmimet zyrtare për biletat e vëna në dispozicion nga UEFA: Kategoria 4: 25 €, Kategoria 3: 45 €, Kategoria 2: 85 €, Kategoria 1: 125 €”, thuhet në njoftimin e UEFA-së.
Kjo është hera e parë që një finale e garave evropiane në nivel të klubeve zhvillohet në Shqipëri./21Media

Back to top button