Uji i gazuar për fytyrë të përsosur

Ujin e gazuar mund ta përdorni edhe për fytyrë.
Këto këshilla i japin femrat koreane, të cilat gjithmonë kanë diçka të re për të na mësuar.
Sekreti është te flluskat e dioksidit të karbonit që lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive.
Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta.
Koreanet e përdorin si sprej ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë. Duhet ta bëni këtë pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret.
Në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën, uji me gaz është më i pastër.

Back to top button