Fotoekspozita për 144 vjetorin e dëbimit të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit e hapur edhe sot

Shoqata e Shqiptarëve të Muhaxhirëve Mbarëkombëtar për nder të 144 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka prezantuar një fotoekspozitë me 144 fotografi, përmes së cilës paraqiten pjesë të historisë së popullit shqiptar gjatë viteve 1877-1878.
Ajo po qëndron e hapur edhe sot, ku qytetarët mund ta vizitojnë prej afër.
Kryetari i kësaj shoqate, Asllan Qyqalla tregon se për të arritur deri këtu kanë kaluar nëpër disa sfida, ku njëra ndër to ishte grumbullimi i fakteve.
Sipas tij, fotoekspozita ka zgjuar kureshtjen e të huajve dhe të diasporës, por që siç thotë ai, e njëjta nuk mori vëmendjen e duhur institucionale.
Ai bën thirrje për hapjen e një zyre në institucionet qeveritare për ruajtjen e vlerave kombëtare të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, pasi siç thotë ai edhe sot ka muhaxhirë.
Qyqalla flet edhe për të drejtat e popullit shqiptar, që si shoqatë thotë se i adresojnë vazhdimisht.
Ndërsa sa i përket ekspozitës, ai thotë se mbështetje kanë pasur vetëm nga Fondacioni Rrënjët Dardane.
Fotoekspozita për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit është hapur më 15 gusht, dhe do t’i mbyll dyert sot rreth orës 20.

Back to top button