Ukraina do të luajë me Borussia Monchengladbach para play-off-it të Kupës së Botës

Ukraina do të luajë me klubin gjerman të Bundesligës, Borussia Monchengladbach më 11 maj në përgatitje për gjysmëfinalen e play-off të Kupës së Botës kundër Skocisë.
Miqësorja në Borussia-Park do të jetë ndeshja e parë për meshkujt e Ukrainës që kur vendi i tyre u pushtua nga Rusia, raporton BBC
Të gjitha fitimet nga ndeshja do të dhurohen për bamirësitë ukrainase.
Ukraina luajti për herë të fundit në nëntor, duke fituar 2-0 si mysafir ndaj Bosnje-Hercegovinës për të siguruar vendin e saj në play-off të Kupës së Botës, përcjell rtv21.tv
Skocia pret Ukrainën në Hampden Park në Glasgow më 1 qershor, me fituesin që kalon në finale kundër Uellsit në Cardiff katër ditë më vonë.
Lojtarët e ekipit kombëtar me bazë në Ukrainë kanë pasur pak kohë për lojë në muajt e fundit pasi liga vendase e vendit të tyre u ndërpre për shkak të vazhdimit të ligjit ushtarak./21Media

Back to top button