Parlamenti i Ukrainës lejon sekuestrimin e pronave në pronësi të Rusisë

Pasuritë ose pronat në Ukrainë në pronësi të Rusisë ose shtetasve rusë tani mund të konfiskohen ligjërisht.

Masa u mbështet nga parlamenti ukrainas të enjten, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Qeveria në Kiev tani mund t’i paraqesë listat e konfiskimeve Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës – i cili më pas duhet të japë miratimin e tij për transferimin e tyre në pronësi të shtetit./21Media

Back to top button