Ukraina mohon se Rusia ka marrrë kontrollin e Soledarit

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se trupat e saj kanë marrë kontrollin e qytetin Soledar, pas disa javësh luftimesh intensive.
Më 13 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi në një njoftim, se brenda natës kishte pushtuar qytetin e rëndësishëm strategjik të minierave të kripës. Ditët e fundit, ka pasur disa raporte kontradiktore se kush e kontrollon qytetin, ndërkaq pretendimi rus nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Lidhur me diskutimet për rëndësinë e Soledarit, Ukraina dhe Uashingtoni kanë thënë se shkatërrimi masiv, të cilin e ka bërë nga Rusia, nuk ia vlen për zonën, e cila tashmë është shkatërruar pas disa javë luftimesh dhe se me siguri nuk është mjaftueshëm e rëndësishme sa për ta kthyer në mënyrë të konsiderueshme luftën në favor të Moskës.
“Luftimet e ashpra po vazhdojnë ende në qytet”, tha Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i grupit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës, më 13 janar, në një koment për median RBC-Ukrainë, vetëm disa orë pas pretendimeve të ministrisë ruse.
“Forcat e armatosura të Ukrainës po e mbajnë situatën nën kontroll në kushte të vështira”, shtoi ai.
Më herët, më 13 janar, Ukraina njoftoi se po përballej me një ofensivë ruse “të intensitetit të lartë” ndaj Soledar.
“Nata në Soledar ishte e nxehtë. Luftimet kanë vazhduar. Armiku ka zhvendosur pothuajse të gjitha forcat e tij kryesore drejt Donjeckut dhe po mban një ofensivë me intensitet të lartë”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Ganna Malyar.
“Kjo është një fazë e vështirë e luftës, por ne do të fitojmë në këtë luftë. Nuk ka dyshim”, shtoi ajo.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se qindra ushtarë ukrainas u vranë në tre ditët e fundit të luftimeve dhe bombardimeve të ashpra. Zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 500 civilë ishin bllokuar brenda qytetit, duke përfshirë 15 fëmijë. Rusia nuk foli për viktima të mundshme civile.
Back to top button