Lushaku-Sadriu: Këshilli i Evropës nuk e shqyrtoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Këshilli i Evropës nuk e ka shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill. Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Kështu u bë e ditur nga kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu.
“Kosova paguan çmimin e moskoordinimit. Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike”, ka shkruar Lushtaku-Sadriu në Facebook./21Media

Back to top button