Ukraina nuk ka “asgjë për të diskutuar” me Rusinë

“Nuk ka asgjë për të diskutuar” në temën e bisedimeve të paqes me Rusinë, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në një konferencë në internet me gazetarët, transmeton rtv21.tv.
“Aktualisht, nuk ka bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, për shkak të pozicionit të Rusisë dhe agresionit të saj të vazhdueshëm kundër vendit tonë. Pra, nuk ka asgjë për të diskutuar në të vërtetë,” tha ai për CNN.
Objektivi i Ukrainës në këtë luftë është “të çlirojë territoret tona dhe të rivendosë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin e plotë në lindje dhe në jug të Ukrainës. Kjo është pika përfundimtare e pozicionit tonë negociues”, shtoi ai./21Media

Back to top button