​Ukraina po forcon pozicionet e saj rreth Bakhmut

Ukraina po forcon pozicionet e saj rreth Bakhmut në rajonin lindor të Donbasit pas ditëve të sulmeve të pamëshirshme nga forcat ruse të udhëhequra nga grupi mercenar Wagner, shkruan Guardian.
Moska po bën përpjekje intensive për të bërë përparim në Bakhmut dhe në qytetin fqinj Soledar.
Forcat ruse janë përpjekur të përparojnë atje që nga vera. Ditët e fundit, sulmet ruse janë drejtuar në Soledar në një përpjekje të dukshme për të shkëputur qytetin.
“Armiku përsëri në mënyrë të dëshpëruar u përpoq të sulmonte Soledar nga drejtime të ndryshme dhe solli në betejë njësitë më profesionale të Wagner”, tha sot ushtria ukrainase.

Back to top button