Ukraina thotë se duhen më shumë armë për t’i mbrojtur qytetet e tyre

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Ihor Zovka ka theksuar nevojën për më shumë armë që do të dërgohen nga Perëndimi për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve ruse në jug dhe lindje të vendit.
Zovka tha se nevojiten shumë pajisje ushtarake në qytete si Odesa dhe Mariupol, të cilat ndodhen në Detin e Zi dhe janë përfitime të rëndësishme strategjike për Rusinë.
Ai shtoi se megjithëse disa pjesë të Mariupol, një qytet i cili ka qenë i rrethuar prej javësh kontrollohen nga forcat ruse, duhet theksuar se zona të tjera mbeten nën kontrollin e Ukrainës.
Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë se ishte vetëm çështje kohe para se Rusia të merrte kontrollin e plotë të qytetit dhe se nevojiteshin më shumë armë që Ukraina të mund ta mbronte atë.
Dje Presidenti i SHBA Joe Biden premtoi 800 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Zovka e mirëpriti ndihmën, por tha se ata patjetër kishin nevojë për më shumë./21Media

Back to top button