Ukraina thotë se planet e referendumit burojnë nga “frika e humbjes”

Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur njoftimeve të papritura për referendume për bashkimin e pjesëve të pushtuara të Ukrainës me Rusinë.
“Shantazh naiv me kërcënime dhe histori horror “referendumesh”, “mobilizime” nga ata që dinë të luftojnë vetëm me fëmijë dhe njerëz paqësorë… Ja si duket frika nga disfata. Armiku ka frikë, manipulon në mënyrë primitive”, tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, në kanalin e tij Telegram .
Një këshilltar i shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se rusët vendosën t’i përgjigjen në mënyrë asimetrike kundërsulmit ukrainas, transmeton rtv21.tv.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu hodhi poshtë njoftimet në një postim në “Twitter”, duke i quajtur referendumet një “mashtrim”.
Autoritete të shumta të mbështetura nga Kremlini në Ukrainën lindore dhe jugore njoftuan se referendumet për bashkimin me Rusinë do të mbahen këtë javë. Zyrtarët e lartë rusë i kanë mirëpritur lëvizjet./21Media

Back to top button