Ukraina zmbrapsi 12 sulme në rajonet Donetsk dhe Luhansk, thanë forcat e armatosura
Dymbëdhjetë sulme ruse u zmbrapsën nga forcat ukrainase në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk gjatë 24 orëve të fundit, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Në një deklaratë në në Facebook, shtabi informoi se forcat ruse kryen sulme edhe në zonën e Popasna, ku luftimet vazhdojnë.
Ai shtoi se në Mariupol, Rusia vazhdoi të lëshonte sulme ajrore dhe të qëllonte në pozicionet e saj në zonën e fabrikës së çelikut, Azovstal.
Rusia i ka përqendruar gjithnjë e më shumë përpjekjet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës, raporton BBC./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?