Ukrainasit me aftësi të veçanta përballen me vështirësi për të ikur nga lufta
Tanya Herasymova nga organizata Fight For Right në Ukrainë tregoi për programin Newshour të Shërbimit Botëror të BBC-së për largimin nga shtëpia e saj në qytetin Kamianske në Ukrainën lindore qendrore.
Tanya dhe nëna e saj, e cila gjithashtu është me aftësi të veçanta, kanë arritur në Poloni.
Duke e përshkruar udhëtimin në një tren të mbushur plot si “më i vështiri i jetës së saj”, ajo tha se ukrainasit me aftësi të veçanta e kanë të vështirë të ikin për shkak të infrastrukturës së paarritshme.
Ajo tha se personave me aftësi të veçanta nuk u është dhënë mbështetje prioritare për t’u larguar nga vendi, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ajo gjithashtu tregoi për gjendjen e vështirë të shokëve të saj ukrainas me aftësi të veçanta që mbetën në vend.
“Askush nuk flet për personat me aftësi të kufizuara… Njerëzit janë ulur në shtëpitë e tyre, disa pa ushqim pa ilaçe. Bodrumet dhe strehimoret për bomba nuk janë të aksesueshme”, tha ajo./21Media