Ukrainasja thotë se ia plaçkitën rreth 16 mijë euro në Prishtinë

Një ukrainase ka njoftuar Policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth gjashtë persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000 Euro, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë të premten rreth orës 22:15.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button