Ulet kosotoja e jetës për disa produkte, për disa rritet

Deri sa vihet re rënie në indeksin e kostos së jetesës për muajin tetor në disa produkte, është regjistruar rritje e kostos së jetesës tek disa produkte të tjera gjithashtu bazike për qytetarët. Edhe përkrah uljes së çmimeve të produkteve bazë, sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë qytetarët paguajnë për 6.1%  më shtrenjtë shërbimet hotelierike në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, sipas kryeministrit masat e Qeverisë po japin efekt, ndërsa paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme do të zgjerohet lista e produkteve me “çmim të garantuar” si dhe do të miratohet pakoja e re antikrizë.

“Me të gjitha këto masa me të vërtetë jam optimist se do të arrijmë ta ulim inflacionin nën 6% deri në fund të vitit në nivel vjetor ndërsa tashmë kemi treguar se dimë madje ta përgjysmojmë vetëm për një vit.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryeministër i RM-së.

Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit në mënyrë shtesë në uljen e çmimeve do të ndikojë edhe Ligji për Ndalimin e Praktikave të Padrejta të Tregtisë me të cilin do të rregullohen 26 praktika të padrejta.

“Gjatë kësaj jave do të kemi koordinim me kryetarin e Qeverisë në pjesën e atyre komenteve që t’i shohim me institucionet e ndryshme që të jenë të bashkëngjitura  në versionin final të ligjit dhe presim që para fillimit të javës së ardhshme në seancë qeveritare ta miratojmë të njëjtin dhe ta dërgojmë në Kuvend këtë zgjidhje ligjore e cila në afat të gjatë do të ndikojë pozitivisht në pjesën e uljes së çmimeve, por njëkohësisht do të jetë edhe jo diskriminuese në tregti në përgjithësi.”- tha Kreshnik Bekteshi – Ministër I Ekonomisë.

Përndryshe, inflacioni në tetor të këtij viti është për 3% më i lartë se inflacioni i tetorit të një viti më parë, por më i ulët krahasuar me inflacionin gjatë muajit shtator të këtij viti. Kryeministri shprehet optimist se deri në fund të vitit do të ulet inflacioni në nivel shtetërorë nën 6%./tv21.tv

Back to top button