Ulja e pagave nga Qeveria Kurti, vjen reagimi i Haradinajt
Haradinaj: Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të pakuptimtë vendimin që sot mori Qeveria Kurti për uljen e pagave në kabinetin qeveritar.
“Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populliste të panevojshme, që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim efektiv. I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera në Facebook.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar sot vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete. Vendimi nuk ka efekt për uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?