Ulje temperaturash e shi këtë fundjavë në Kosovë

Gjatë ditëve të vikendit, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
Sipas IHK-së, të shtunën pritet të ketë vranësira të theksuara e madje edhe riga shiu, ndërkaq të dielën parashihet edhe ulja e temperaturave.

“Të shtunën mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote. Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button