Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, Gjykata i dënon me burg 4 të akuzuarit, i pesti lirohet

Është shpallur vendimi dënues në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Gjykata ka dënuar Ekrem Rexhepin dhe Gent Rexhepin me 15 vjet burgim, respektivisht 9 vjet burgim.
Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.
“I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve. I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve. I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve. I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media

Back to top button