Unaza e zjarrtë shfaqet sonte

Një ngjarje spektakolare qiellore do të ndodh këtë të shtunë – një eklips diellor unazor.

Ky fenomen kozmik do të jetë i dukshëm në pjesë të SHBA-së, Meksikës dhe në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Një eklips diellor unazor ndodh kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar shumicën, por jo plotësisht të gjithë dritën e Diellit.

Quhet një eklips unazor, sepse vetëm një unazë e hollë ose unazë drite mbetet e dukshme, raportoi BBC.

Rruga e eklipsit unazor diellor të 14 tetorit do të shtrihet në një zonë të gjerë, duke ofruar përvoja të ndryshme shikimi në varësi të vendndodhjes tuaj.

Back to top button