Gjenden të vdekur dy burra, Policia nis hetimet

Gjatë 24 orëve është raportuar për dy raste të hetimit të vdekjes.
Dje pas mesnate një burrë nga Fushë Kosova është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  
Ndërsa, dje është raportuar për një rast të tillë edhe në Podujevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button