UNESCO thotë se mbi 50 vende historike të Ukrainës janë dëmtuar

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) informoi se të paktën 53 vende historike, ndërtesa fetare dhe muzetë ukrainase janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i luftës.

Unesco deklaroi se ekspertët vazhdojnë të verifikojnë raportet për dëme të tjera.

Dëmtimi i 29 objekteve fetare, 16 ndërtesave historike, katër muzeve dhe katër monumenteve u verifikua duke përdorur imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendet apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit./21Media

Back to top button