Paga minimale, Muja: Çka nuk është bërë për 11 vjet, ne kemi propozuar për 11 muaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emisionin “Argument Plus” të RTV21, duke folur rreth pagës minimale në vend, ka thënë se ajo që  nuk është bërë për 11 vjet, e kanë propozuar për 11 muaj.
“Paga minimale nuk është rritur prej vitit 2011”, ka thënë Muja.
Tutje, Muja ka thënë se e kanë dyfishuar propozimin për pagën minimale.
“Sindikatat është dashtë me qenë më të zhurmshme në 11 vitet e fundit, e jo tash, se ne të paktën po e dyfishojmë pagën minimale”, ka thënë ndër të tjera Muja. /21Media

Back to top button