United, Chelsea e Bayern interesohen për Valverden

Klubet se Manchester United, Chelsea e Bayern Myunch, kanë shprehur interesim për shërbimet e yllit të Real Madridit, Fede Valverde, pasi që raportet thonë se trajneri Carlo Ancelotti, nuk ka në plan ta mbajë atë në ekip.

Valverde këtë sezon ka rënë në mënyrë shqetësuese, përveçse luajti në spektaklin fatkeq në parkingun e Bernabeut, kur sulmoi Álex Baenën, pas ndeshjes kundër Villarrealit.

Madridi e di që Fede Valverde kërkohet shumë nga klubet e tjera të mëdha dhe nuk do të hezitojnë të ulen për të negociuar me ndonjë klub që vendos 80 milionë euro në tavolinë, para që do të përdoreshin për të financuar nënshkrimin e Bellingham apo Harry Kane, sipas raportimit nga El Nacional, përcjell rtv21.tv.

Carlo Ancelotti konsideron se Fede Valverde është një futbollist i madh, por nëse duhet të zgjedhë, do ta pranonte largimin e tij, pasi beson më shumë te Camavinga dhe madje edhe te Dani Ceballos, i cili duket se ka ndryshuar mendje dhe do të vazhdojë në Santiago Bernabéu sezonin e ardhshëm.

Fede Valverde ka oferta të rëndësishme nga Premier League dhe Bayern Munich. Në Angli thonë se Manchester United dhe Chelsea e kanë atë në agjendën e tyre, pasi mendohet se stili i mesfushorit uruguaian do t’i përshtatej në mënyrë perfekte futbollit të Premierl Leagues. Të dy klubet tashmë e dinë se do të duhet të investojnë 80 milionë euro nëse duan Fede Valverden.

Nga ana tjetër është shfaqur Bayern Munich, i cili pas shkarkimit të Oliver Kahn në drejtimin sportiv ka vendosur të kryejë një rinovim të thellë të ekipit. /21Media

Back to top button