UNMIK-u dënon sulmin ndaj Policisë në veri, kërkon vetëpërmbajtje

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit.
Ziadek iu ka bërë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm.
”Ziadeh ënon ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit dhe bën thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi. Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftim.
Sot përsëri Policia Kufitare në Veri është sulmuar me mjete shpërthyese që dyshohet se janë mjete piroteknike.
Ndërsa dje gjersa dy vetura të Policisë së Kosovës po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla./21Media

Back to top button