Ura e Baltimores rrëzohet në lumë pasi u godit nga një anije mallrash

Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht në lumin Patapsco pasi është goditur nga një anije me kontejnerë.

Shtatë persona dhe disa automjete kanë rënë në lumë, thotë Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores të cilët janë aktualisht në vendngjarje.

Departamenti i zjarrfikësve thotë se një anije e madhe goditi një kolonë të urës Francis Scott Key rreth orës 01:30.

Videot në mediat sociale duket se tregojnë se ura zbret tërësisht në ujë

Nuk është raportuar për viktima dhe tani është duke u zhvilluar një operacion i madh shpëtimi dhe rikuperimi./21Media

Back to top button