Uran Ismaili jep dorëheqjen si deputet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Ismaili tha se këtë e ka bërë për t’iu përkushtuar garës për të parin e kryeqytetit.
“Si kryetar i Prishtinës detyra ime është që t’iu shërbejë të gjithëve. Të punojmë në mënyrë që të bëjmë Prishtinën një vend më të mirë për të gjithë. Vendimin e kam marrë që ti përkushtohem qytetit tonë, Prishtinës”, tha ai.

Back to top button