Nis gjykimi ndaj Mustafës në Hagë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka filluar gjykimi i parë. Ky gjykim mbahet kundër Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.Seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund ta ndiqni këtu.
Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Për akuzat ndaj tij, Mustafa është deklaruar i pafajshëm./21Media 
Back to top button