Mustafa: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë

Salih Mustafa u deklaua i pafajshëm duke thënë edhe njëherë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Ai ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.
Gjatë seancës, Dhomave të Specializuara Mustafa iu referua si Gestapo, (Geheime Staatspolizei, shkurt “Gestapo”, ishte policia sekrete zyrtare e Gjermanisë naziste).
“Nuk ndihem fajtor për asnjë nga pikat që m’i ngarkon kjo zyre e Gestapos”, u shpreh Mustafa.
Ndërsa, gjykatësja e njoftoi me të drejtat që gëzon, por edhe ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë se ajo mund urdhëroi largimin e tij të përkohëshëm nga salla, nëse prishë rendin në këtë sallë gjyqi.
Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.
Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.
Sipas Dhomave të Specializuara në gjyqin kundër Mustafës janë siguruar 16 dëshimitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.
Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona./21Media

Back to top button