Urimi i kujt i mungon Florit pas performancës në ”Kënga Magjike”?

 

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi mbrëmë ka performuar me këngë të re së bashku me Klajdi Harunin në edicion të festivalit ”Kënga Magjike”.

Mirëpo, këngëtarit duket se i ka munguar një urim nga nëna e tij, tashmë e ndjerë.

”Hera e pare qe nuk me vjen mesazh nga ty. Nuk ka dite qe se vuaj mungesen tende, por edhe pse u mundova te dorezohem, sot ndihem i dorezuar pa ty”, ka shkruar Flori në instastory.

Ndryshe, kënga e publikuar mbrëmë ”E para” është realizuar nga këngëtari Mumajesi, i cili ka marrë shumë urime nga fansat dhe kolegët për performancën, ndërsa deri më tani kënga ka marrë 141,994 shikime në Youtube./21Media

Back to top button