300.000 vdekje nga Covid-19 të regjistruara në Indi
Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Indi ka arritur shifrën 300.000, gjersa vendi vazhdon të përballet me numër rekord të të infektuarëve.
Ndërkohë që, ekspertët bëjnë të ditur se ky numër mund të pësojë rritje, për shkak se ka shumë vdekje të cilat nuk janë regjistruar.
India ka shënuar rreth 26 milionë raste të të infektuarëve, duke u bërë kështu epiqendra e pandemisë globale.
Për një muaj, në Indi është shënuar një numër prej 100.000 vdekje.
Mjekët po informojnë vazhdimisht se nuk ka vend për më shumë pacientë.
Sa i përket vaksnimit ende po shkon shumë ngadalë dhe nuk është as afër për të arritur një progres, që të ndalohet përhapja e përshpejtuar e krizës me virus./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?